Fryma poetike e së dielës me poetin:-Rexhep MORINA

NA FLET VET LIRIA

—————————————-

Atje rrëzë malit shtrihet fshati im,

Ku unë linda e kalova fëmijërinë.

I ka të shumëta radhët me shtëpi,

Dhe natyrën për rreth,plot bukuri.

Fshat i moçëm,nga kohë e lashtë,

Me male,kodra e fushë të rrafshët.

Ka ujë të bollshëm,kroje e burime,

E rrush t’ëmbël,ka vendlindja ime.

Shkëlqen i tëri si pikturë me ngjyra,

Me njerëz t’lumtur,që u ndrit fytyra.

Bujqit e vyer ngrihen,që n’mëngjes,

Dalin nëpër ara,kur lulet kanë vesë.

Ka punëtor të tjerë,edhe mërgimtar,

Që fitojnë para me djersën në ballë.

Ata vijnë sërish në vend investojnë,

Fshati zbukurohet,kur aty ndërtojnë.

Aty kultura dhe arti lulëzoi ndër vite,

Lindën yje këngësh,sikur rreze drite.

Rapsod të folklorit,me shokët pranë,

Këngës i dhanë jetë,ia dolën mbanë.

Tani flasin lirshëm tradita e historia,

Për gjakun e derdhur,na flet vet liria.

Mbi themelet që vuri lufta çlirimtare,

Me bijtë e këtij fshati,çetën fitimtare.

/QendraPress/