Fryma poetike e së dielës me poetin;- Rustem BESHKU

Derdene !

—————————-

Sëmundjes kohës si ve emër

Gurgule sivjet me ka rene.

Godet thelle ,gjer ne zemër

Te dridhura prej ditësh me kanè zëne.

Derdene ja venin emrin

Te moçmit e kohës pare.

Shtatit te pamundur i trembemi

Sytë prej malli na janë thare.

I pamunduri lyp shprese

Ardhtë me pas dite e bardhe.

Dhe një here, s’dua te vdesë

Bijtë e largët ,pa i pare.

Kryet prej shtrati s’po lëvize

Disa dhimbje ju shkruaj përçart.

Përmbi balle mbaj një rize

Fjala e ëmbël,me duket e thartë.

Nuk munda , me shkuar ne konkurrim

Gjunjët nuk me dhanë mundësin.

Me mungoi zëri ne aktrim

Eventit i uroi gjithë dëlirësinë.

/QendraPress.com/