Fryma poetike e së dielës me poetin:-Sami MULAJ

MË MUNGON VETJA

——————————

Në çdo tryezë miqësh

bëhem fletë e lehtë,

e butë si era,

fëshfërim pendël zogu jam,

nuk dua as në supet e miqëve

të rëndoj as sa një fije bari…

Aty, më mungon vetja.

PROVE E JETES

Njeriu duhet të digjet

për të ndritë terrin e trembur

e zbutur erërat e shirat e rrëmbyera

që të ruajnë të pashkyme velat

e barkës që mundohet t’lundrojnë

 në folenë e thyer.

/QendraPress/