Fryma poetike e së dielës me poetin;-Selami TARAKU.

NA PREMTUAT
—————————-
Na premtuat… bjeshkë e lugina.
Tokë të bekuar.
Fjalë të mëdha — iluzione.
E çfarë morëm, në të vërtetë?
Një metër e paksa, aq sa zë një varr —
në gjatësi… e në gjerësi.
Na varrosët.
Materialisht.
Moralisht.
Shpirtërisht.
Fizikisht.
Pa një fjalë nderimi, pa një shenjë kujtimi.
Na dogjët edhe biografinë, atë të vetmen
me të cilën mund të mburreshim,
qoftë edhe me pak krenari.
Dhe ju… të kënaqur,
na groposët në mjerim.
Na flakët si të ishim hi.
Ndërsa britma juaj u dëgjua —
në kupë të qiellit, mjerana.
Por po ju pyes:
A e dini çfarë fituat me këtë?
Asgjë — një hiç të pavlerë.
Sepse lavdia nuk shuhet me asgjë,
qoftë edhe nëse e shtrini pranë nesh…
në një varr të përbashkët,
dhe e mbuloni me dhe.
Selami Taraku
Stamboll me, 03 / 05 / 2025
/QendresaPress/