Fryma poetike e së dielës me poetin;-Setki Q. JASHARI

Nuk t’haroj, moj poete e bukur!

—————————————-

Katërmbëdhjetë Shkurt, thua se ishte verë

Nuk di, si mu gjend pranë, si të ishte erë

Një poete bukuroshe, me flokë të verdhë

Thua se për mua, nga qielli kishte ardhë

Mimozat më të bukura, për atë kërkova

Me respekt e dashuri, poetes ia dhurova

Me krahët bardhoshë, ajo më përqafoi

Ndjesitë e dashurisë, nga gjumi mi zgjoi

Ato çaste lumturie, kurrë s’do ti haroj

Atë ditë Shkurti, gjithmonë do ta kujtoj

Si ditën e veçantë, t’festës së dashurisë

Për puthjen e ëmbël, me yllin e poezisë

S’di si iku, mungesa e saj më ka mërzitur

Dashuria e verbuar, qenien ma ka tretur

U humb siç thonë, pa shenjë e pa nishan

E shpirti nga dhimbja, dit e natë më qan

Dëgjoj se ke vdekur, në qiell keni shkuar

Jo, jo, i urrej ata, që për ty kanë trilluar…

Poetët janë të shenjtë, kurrë nuk vdesin

Nga pena e tyre, të pavdekshëm mbesin

O princeshë e poezisë, ti shkruaje bukur

Magjia e penës tënde, më bënte si flutur

Ma shëtiste shpirtin, ndër fusha, livadhe

Më lumturoje shumë, ti o poete e madhe

Kur malli shpirtin më shpon, ty të t’kujtoj

Me magjinë e poezive, dhimbjen e kuroj

Ty moj poete hyjnore, nuk do t’haroj kurrë

Për ty o shpirt, poezi dashurie do të thur…

/www.QendraPress.com/