Fryma poetike e së dielës me poetin;-Setki Q, JASHARI

KEMI NJË GJAK, NJË NËNË…

—————————————–

Një diell ndriçon gjithë planetin

Ngrohtësi, dritë dhuron kudo…

Pse urrejmë kaq shumë njëri – tjetrin

Dreqi ta haj… Ti mua pse s’më do!?

Gjithë njerëzisë, kudo nëpër botë…

Gjaku i kuq u qarkullon në damar

Nëna më lindi dhe mua në tokë.

Pse lakmon ti, t’më shohësh në varr

O perëndi… Pse deri këtu arritëm!?

Duam shumë, e s’dimë çfar duam!

Duam errësirën, përçmojmë dritën…

Urrejmë pa shkak, dashurin e vramë…

Kudo që të ikësh, gjaku është gjak

Se gjaku nuk bëhet ujë, dreqi ta haj

Vetëm në vendin tënd, ti je bajrak.

Sa të dua unë, aq edhe ti më duaj…

Një Zot kemi, gjak na rrjedh në damar

Kemi një nënë, motra, vëllezër jemi…

Kudo që jetojmë na thërrasin Shqiptar

Në shpirt, mirësi dhe dashuri të kemi

/QendraPress.com/