Fryma poetike e së dielës me poetin;-Shefik ARIFI

LISI I KUVENDEVE

—————————

U ula pranë një lisi të lashtë

Nën hijen e tij burrat kuvendonin dikur.

Edhe pse bënte ftohtë atë ditë jashtë

Kujtoja ata burra që fjalët i peshonin si gurë.

Ky lis që sot pa degë ka mbetur

Dhe prapë hija e tij ka peshë.

Ende fjalët e burrave s’janë tretur

Edhe në ditët e sotme mund t’i gjesh.

Edhe pse ky lis, ky lis shumë i vjetër

Degët sup më sup te ai trung mbahen.

Kuvendet, kuvendet patjetër

S’i lënë që të thahen.

/QendraPress/