Fryma poetike e së dielës me poetin;-Skender BERISHA

REÇAK REÇAK
—————————–
Ti Reçak kurrë thatë
Përherë shumë
Lumë që rrjedh rrëmisht
Dhimbja ime krenare
Pushkë e ruajtur ndër kohë
Nëpër rrëke gjaku
Këtu jam gjithnjë më the
Për këtë dhe dhe…
Pak bukë edhe ujë
Edhe borë për ujë
Dushku fëshfërin
Nëpër suferinë
Në vatër zjarr
Në zemër zjarr i ndryrë
Nuk jam i vogël ehu
Jam zemër At-Dheu
Tmerr me sy pashë gjithnjë
Nëpër terr e tmerr
Rrita fëmijë
E fëmijë
Dimrit hijet e zeza mësynë
Dhe më vranë
Më grinë
Më grinë
Shprusha nëpër hirin tim
Të ashtit tim
Një rresht m’u prish
Thirra rreshtin e dytë
Pashë bijtë e mi
Me hijet fyt për fyt
Një ditë e ditë për ditë
Krejt emër e zemër liri
Edhe kur m’i vranë
Edhe kur m’i shtrinë
Tek ai përrua tek ai mur
Plagët shpalosën flamur
Nëpër ty Reçaku im plak
Sa shumë gjak
Ti Reçaku im i ri
Ti thirrja ime e thekshme
Për Liri
Liri
/QendraPress/