Fryma poetike e së dielës me poetin;-Skender BERISHA
PRAPË JANAR
——————————-
E prapë më kujton se jam gjallë,
Edhe frymë marr;
Me krejt mushkëritë e mia.
Ah,fryma ime borë e akull shkrin!
Janar edhe gjaku im në dëborë,
Gjaku im që rri mirë;
Në flamur, flamur.
E hap edhe një fletë,
Fletë të ditarit tim.
Sa shumë kuq, kuq, kuq…
Ai shpirt që nuk huq.
Le të ndehet borë, borë, borë…
Nën të,
Liria më ngroh,
O më ngroh!
/www.QendraPress.com/