Fryma poetike e së dielës me poetin;-Syhejl HAVOLLI

LITARI I DRITËS

—————————

Çdo natë të lume

rrotullohem në qetësi

mes lotësh e përqafimeve

derisa zbardhë drita.

Një hije e brishtë

hyn brenda si rreze e tejdukshme

Nata ish brenda meje.

Sa herë trembem

i afrohem dritares

yjet i mirëpres si fëmijët e mi

në dhomën e zbrazët.

Ia ngula sytë errësirës

ajo tashmë e kishte varur veten

me litarin e dritës.

29 mars 2025

/QendraPress/