Fryma poetike e së dielës me poetin;-Xhemajli SHALA

Rigon shiu
————————
Rigon shi mbi kraharor,
Malli sa vie e shtohet!
Bie shi, bie pa nda
Rrjedh trupit posi plagë!
Lotët rrjedhin si çurgë
Shkruajnë mallin në ballë.
Dridhem nga ndjesia
Thuase më kanë mbyllë
Me shtatë dryrë!
Lotët takohen
Në pellgun e lumit,
Atje kryqëzohen duke u larë
Së bashku me kujtimin
Që rri shtegtimit dy zvarrë!
/QendraPress/