Fryma poetike e së dielës me poetin;- Zymer H.HALITI

KUR TI MË SHIKON

————————————–

Kur ti më shikon mua

si det trazohem valë-valë

humbas mendjen athua

e s’di pastaj ku do të dal.

Kur ti me ata sytë tuaj dritë

drejt meje hedh shikimin fort

mbetem i habitur,si në pritë

të largohem s’gjej rrugën dot.

Ndal atë shikim të lutem

sepse s’kam si të them…

ka kohë të të flas po druhem

kështu më mirë i qetë të jem…

Dhe kur jam larg teje mendoj

pse ata sy ashtu më shikojnë

të them se më do ,mos gaboj!

e shikimet tua peshë më çojnë.

/www.QendraPress.com/