Fryma poetike e së dielës me poetin;- Zymer H.HALITI

SHIU QË S’PUSHON

———————————

Zymtësia mbuloi qiellin

S’shihen rrezet e diellit

E hëna u fsheh diku mbi re

Pasi kapi një rrufe…

Dhe ditët po ikin në rregull

Pa e kthyer kokën

Të shikojnë foletë e dallëndysheve

Strukur nën tjegull.

Heshtja është fshehur

Në molekukat e ajrit

Dhe bashkë me frymarrjen tonë

Me gulçime valore

Dëshmojnë se ende ka jetë.

/QendraPress/