Fryma poetike e së dielës me poetin:Arben ALLIU

Bujaria e Bulqizës.

—————————-

Bulqiza ime mikpritëse

Dera hapur në shekuj e mot,

Zemër gjërë e punëtore

Sofer shtruar edhe sot.

Bujarinë e ka trashëguar

Brez pas brezi kultivuar,

Mikut qoshen t’rezervuar

Muhabet të kulluar.

Oxhaku ndezur me kërcuna

N’ato dimra të acartë

Mbanin gati kur kish furtuna

Hapnin portat për rrugëtarët.

Bukë e kripë e çfarë të kishin

Bujrëm mikut përherë i thonin,

Me shtatë kësmete miqtë vishin

Një e hajshin e gjashtë i

lënin.

Në atë shtëpi ku s’hynte miku

Quhej shtëpi pa kismet,

Për një lugë s’duhet koritur

Kishte dalur nga tradita e vet.

Bujaria e Bulqizës

Është e gdhendur në histori,

Për ata që e kanë provuar

Shprehin mirnjohje e dashuri.

/www.QendraPress.com/