Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ
Imazh i zbehtë
————————
I zbehtë ishte imazhi atij mëngjesi
mugëtirë mes gjetheve të verdha
mes lisave të çveshur të vjeshtës së vonë
nga mugëtirë e sajë
qeli e zbehtë dita
në pika loti
qelën gjethet e asaj nate
plotë trishtim
në sytë e saj
dyshimi u shëndrrua
në zhgënjim
as hëna nuk tha asnjë fjalë
përpara atijë trishtimi
ç’nate e brishtë
e ç’heshtje
pa asnjë shije shprese
për ditën e re
lum kush i këndon jetës
lum kush si jepet mugëtirës
edhe në hapsira të zbehta
Nëntor ’24
/www.QendraPress.com/