Fryma poetike e së dielës me poetin:Hamit TAKA
MENGJES NE SHTEPI
—————————–
Një mëngjes i vetëm pa mendime…
Tej dritares ç’më lëkundet plepi.
Kjo dhomë e ngrohtë e kaq intime
Më nanuris me këngë djepi;
Mbi luginë borë, mjegull e kaltër,
Kreshtat lëpinë me gjuhë agimi,
Nëna trazon prushin në vatër
Ku bubullon një flakë trishtimi;
Më iku dhe kjo natë dimërore
Dhe drita vërshon e qetë në konak;
Ç’më kujtohen kokoshkat gazmore
Si kërcenin mbrëmë në oxhak;
Thinjat e nënës ujëvarë besimi,
Me reflekse brengash si shenjtore,
Dhembja e qetë si lule kujtimi
Më kthen prapë në vitet foshnjore…
/www.QendraPress.com/