Fryma poetike e së enjtes me poeten;- Begu DAVË
—————————————-
Zhvarrosi sot t’gjitha kujtimet e rinisë
Dhe serviri mbi pjatancën e k’saj kohe
Gjuhën e zemrës bëje që të flasë pa frikë
Ëndrrat sy çelë ca tinguj të vjetër të zgjojnë.
Dëgjo nota muzikore pa ofsham lëngimesh
Pa lot që bien e mjegull që mbulon qiellin
Emocionin shpërtheje sot në k’të ditë rinie
Falja dashurinë tënde të gjithë planetit.!
Uroj tja kalojnë gëzuar sot e gjithë rinia
Po dhe ne pleqtë pse jo
& & &
Ftohtë….
——————————–
sa i ftohtë ka nis dhjetori ,
zhytem e gjitha
në thellësinë e ngricave
të shtruara nën lëkurë,
eci trotuareve pa mendje ,
si një lypsare dashurie !
Ah , flas me vete
në pëshpëritje buzësh të ftohta ,
them disa herë ,
sa bishë e keqe është acari,
mendimet më lodhin ,
e dridhmat s’më lënë të qetë.
Mundohem të shfletoj romanin tim
në k’të prag dimri ,
e një ngërç më shtrëngon ,
s’e prek dot as edhe një fletë.
Ç’po ndodh ?
Hmm , s’e di….
s’e di ç’po ndodh vërtetë ,
pres të vijë i ëmbël ky janari
ngricat , mendimet e dridhmat ,
larg , shumë larg t’i varros ,
e të mos e ndjej më ,
kaq fort këtë të ftohtë….! //www.qendrapress.com/