Fryma poetike e së martës me poeten;-Valbona KOLAVERI

BLU

——————————

Bluja e dashnisë sime

është e thellë

Në thellinë të qiellit

zemrën

edhe gjakun e ka blu

Brinjët mbush

me frymë reje

Dhe

kur shndrit prej diellit

rrezja e saj

tejçohet detit

Mbytur brenda saj

po prapë mbetet blu

V.Kolaveri

/www.QendraPress.com/