Fryma poetike e së mërkurës  më poeten;-Abide Peci GASHI

E SOTMJA BËHET DJE

————————–

Mbrëmja bie,

malli na përvëlon,

Ikë në gjumë,

për të pushuar,

Agon dita,

shpresa shtohet,

Të realizohet ,

dëshira e ëndërruar!

Shikoj diellin,

me dritën verbëruese,

E ndjejë ngrohtësinë,

e rrëzës së tij,

Në trotuare ,

ecë rinia jo gjallëruese,

Që më kthejnë ,

në kohë prapa në rini!

Nuk ishim të pasur ,

me gjëra materiale,

Nuk kishim celular,

dhe kompjuter

Por ne kishim dëlirësi ,

dhe zemër bujare,

Raftin me libra,

letër me laps çdo herë!

E kishim zemrën e artë,

dhe shpirtin prej artisti,

Çdo gjë për rreth nesh,

na dukej një art,

Jetës I gëzoheshim,

dhe kalonim mirë,

Të lumtur zgjoheshim ,

gjithmonë në ag!

Tani s’ dihet kur është ditë,

dhe kur është natë,

Në kushte të pjekura,

është fikur çdo dëshirë

Rinia e kësaj kohe,

janë veç mllef dhe inate,

Nuk e kanë vullnetin ,

dhe janë plotë smirë!

Janë shumë dembelë,

dhe jo të shkathtë,

Janë të pahareshëm,

dhe s’ kanë ide,

Me i gjykuar ,

kursesi s’ kisha dashtë,

Por u them se shpejt ,

e ” Sotmja bëhet Dje” !

Zgjohuni nga gjumi,

dhe vlerësojeni jetën,

Familjen shoqërinë ,

dhe gjithçka që u rrethon,

Njerëzit shikoni nga vlerat,

e jo sa e kanë peshën,

Pesha ikë dhe ndryshon ,

ndërsa vlera të përjetëson!

/QendraPress/