Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albina CEKA

RIZGJIMI

———————-

Rizgjim i orkestrës me telat akorduar,

ku mjeshtri i qetë luan në violinë,

melodinë hyjnore shumë të kërkuar,

ku në pentagram notat gjejnë lirinë.

Rizgjim me penelat rreshtuar,

si piktori në studion e tij,

nga ngjyrat pa fund rrethuar,

realizon kryeveprën, njerëzinë.

Rizgjimi shpërthyes plotë ngjyra,

kryeveprës ia shtoi bukurinë.

Petalet thuren kurorë në zemra,

/QendraPress/