Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Arbana ARBA

Një zemër
—————————
Në zemrën tënde ndodhet lëndina.
Në atë lëndinë ka çel dhe lulëkuqja.
Mbi ato lule rreh krahët e shkruar
në brishtesinë e saj ,flatrat e një fluture
Në zemrën tënde lundron deti.
Një det blu me limane shumë
Ne njërin prej tyre,ankoruar përkundet
Me velë të bardhë,një varkëz e drunjtë .
Në zemrën tënde shkrihet qielli,
Një qiell trazuar me re shtëllungore
Me yje ,kometa,meteorë të çuditshëm,
E Hëna sqimatare zbukurohet në kapriço.
/QendraPress/