Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Arbana ARBA

Dorëzue n’ty

———————————

T’rrejshëm n’sy, n’fjalë

për mos me e zbardh të vërtetën,

tash sa mot nuk vdeka prej mungesës,

ajo m’ushqeu përditë me dashni t’vedit,

tash n’rrugin të tokës jam t’u ec,

e ja kam këput fillin andjes për me u gjend e shkrime n’ty poezi ,

kurrkund s’kam me të gjet’,

veç n’kry të nji këtij shpirti,

që vedin ma ka dorëzue peng,

t’lutem a ke me m’ fal për nji kët’ tradhti të paturpshme,

të kryeme në sarkofag prej njeri…?

/QendraPress/