Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Armenida QYQJA

FAT-THANAT E FATIT TIM
————————————–
Emrin tënd thërrasin gjethet,
Një zëri, gjer në frymën e fundit,
“Rri e qetë” m’i thonë zemrës
Fat-thanat e mia të moçme…
Urtohet pritja, psherëtimat shuan,
Butë dhe ëmbël, si të ishin fëmijë,
Dritën u vesh sërisht me gaz syve,
Shijen e puthjeve, buzëve…
Nga çerdhja e tij ngrihet një zog,
Krahët tret përtej reve, drejt teje,
Ty të të rrëfejë tërë çfarë thanë,
Fat-thanat e mia të moçme…
/QendraPress/