Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Arsinoi Zengo KALLCO

Kur Humb Dashuria
————————————–
Kur humb dashuria, hesht bota brenda meje,
ngjyrat zbehen, dhe dielli s’ngroh më si dje.
Hapat rrëndohen mbi rrugë të zbrazëta,
dhe zemra kërkon një trokitje që s’kthehet kurrë më!
Fjalët e tua mbeten në ajër si mjegull,
më thërrasin netëve, më lëndojnë ditëve.
Shpirti im endet mes kujtimesh të ftohta,
si një zog pa krahë që harron të fluturojë.
Kur humb dashuria, sytë bëhen det,
çdo valë më përplas në bregun e vetmisë.
E megjithatë, thellë brenda plagës që djeg,
mbetet një dritë e vogël, kujtimi yt i gjallë.
/QendraPress/