Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Arze HASANAJ

Trëndafili i bardhë
—————————-
Pranverën e bukur me gëzim e prita,
ditët i numërova që të ikin shpejt.
Të vinte pranvera ashtu si çdo herë,
trëndafilat e bukur që të çelnin krejt.
Çelën nji nga nji trëndafilat me radhë,
ngjyra të bukura fort aromë për t’u marrë.
Që të gjitha ngjyrat tani kishin çelur ,
por sivjet nuk kishte çelur trëndafili i bardhë
Atë që e prisja me shumë dashuri,
aromë që t’u merrja petaleve të bukura.
Nuk qeli këtë herë sikur çdo herë tjetër,
ju kishin tharë gonxhet s’kishte mbi to flutura.
Sa shumë u mërzita si ishte katandisur,
iu afrova pranë degët ishin tharë.
Më erdhi të qaja nga gjendja e tij,
gonxhet nuk buzëqeshnin ashtu si më parë.
Trëndafila shumë sa aromë të këndshme ,
do çelin çdo vit e kanë për tu tharë.
Por kurrë s’do të kanë bukurinë e tij,
s’do të kanë as aromën e trëndafilit të bardhë
/QendraPress/