Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Behare Daja KASA

Krisje

————————-

Pa dashje

një guaskë shkela sonte

dhe

dëgjova krisjet e zemrës sime

tek shkërmoqeshin miliona copash

e pafuqishme

për të kthyer kohën pas

veç e shihja

dhe heshtja

koralet e detit të syve të saj

më ngatërrohen dejve të shpirtit

dhe kullojnë pikë- pikë

dhimbjen e vrarë

një guaskë shkela sonte

dhe sytë e saj qanë

/www.QendraPress.com/