Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blerta BASHA

BUKURIA JOTE

—————————-

Bukuria jote,

Lule plot nektar,

Ah moj vashë e bukur,

Mendjen ma ke marrë.

Vetullat gajtan,

Syri rrush i zi,

Eja vashë aman,

Rashë në dashuri.

Faqet por si molla,

Buzën si qershi,

Flokët përbi supe,

Gjithë nur më je ti.

Qerpikët pulit,

Si hëna në qiell,

Eja vashë të lutem,

Zoti pranë të sjell.

Shtati si selvi ,

Sa shumë të ka hije,

Eja vashë kërcejmë,

Mbi një degë lajthie.

Le tja marrim këngës,

Siç ja merr bilbili,

Me të ëmbla puthje,

Mbi degë trëndafili.

Eja moj të lutem,

Hajde vashë aman,

Pse më bën të tutem,

Kur tërbon dynjanë.

Eja sot në mbrëmje,

Perëndesha ime,

Më ngelën në mendje,

Pa ty ditë jetime.

Blerta .11.Mars.2025

/QendraPress,com/