Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

MOS MË MBAJ PENG!
——————————————
Në turbullirë mendimesh mos më lër
Nuk dua të kujtoj ditët, as çastet
Nëse të shkuara mbetën
Mos më mbaj peng…
Nuk dua ta shoh bardhësinë e borës
Kur toka të ketë bleruar
Nuk dua të jetoj në të shkuarën
Asqë dua për ta kujtuar…
Ndaj, zemra ime, fort të lutem
Peng të së shkuarës, mos më mbaj
Ta shijoj pak të tashmen
As të ardhmen të mos ta mendoj.
Mos më mbaj peng
Sërish po të them
Lërmë ta frymoj ëmbël këtë moment
Më lër të shijoj dashurinë e sinqertë
Më lër ta jetoj ashtu siç e ndiej!
Mos… mos më mbaj peng!
/QendraPress/