Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Brixhilda DEDE

NJË GRUA E BESËS

————————————-

Nëse ke njohur një grua me besë,

ajo është një trëndafil petalobutë e aromëthellë.

Pigmenti i saj, si aromat në ato shishet e vogla,

mbetet përjetësisht gjallë.

Një grua e besës është trëndafil me gjëmbë,

Për ata që në njëmijë copra duan

ta ndajnë e ta shkelin me këmbë.

Ajo e thjeshta e freskëta që butësisht

vjen e largohet pa ndjerë.

Ajo preferon vetmi, qetësi shpirtërore

kur rrugët mbyten në helm e vrerë.

Në hije të saj mos u step të qëndrosh,

Bëhet më e mahnitshme se errësirës

kur ngjyrë tjetër merr.

Ajo nuk pranon dashuri të rreme.

Për atë që do,..

është bekim, perëndi, magji,..

Dhe në brendësi, ..seç di e fsheh një sekret!

/QendraPress/