Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Bruna THANASI

Vjeshta lanete!
———————-
Sa here troket,kjo vjeshte lanete
Ngjyrat e arta, me mahnitin
Mendja me shkon,neper planete
Ndofta im Ate,ka njohur Zotin
Me trishton,kjo vjeshte ngjyre arte
Kur nje nga nje, rrezohen gjethet
Kujtoj,kur shpirtin dha im Ate
Me mpihet trupi,me flasin ethet
Gjithe vemendjen,ma marrin ngjyrat
Te bej nje varg,nje poezi
Dua,te me rrembejne ylberat
Te shkoj mbi yje,te heq kete zi
Me trishton,kjo vjeshtezverdhur
Kur shikoj gjethet,pa jet
Im At, zemren ma ka vjedhur
Qoftë në tokë, a ne planet!
/QendraPress/