Fryma poetike  e së mërkurës me poeten:-Brunilda MUSAI

Ky vend po merr shumë jetë

—————————————–

Po përpin ky vend shumë djem te rinj.

Qe me halle e derte i rriti nëna

Ai vend vrastar që quhet galeri.

Ai tunel i zi ku s’ndriçon as Dielli as Hëna.

Përse siguri ai vend s’pati kurrë

S’u punua kurre per vite e dekada.

Ju intereson vetem ai i ndritur gur

Jo djemtë që i ndjek vdekja nga prapa.

Ato galeri janë lyer në gjak

E lotet e nënave janë bërë pellg në lumë.

Oligarket mendojne ku t’pastrojnë paratë.

Kurse djemtë e nënave s’kane siguri në punë.

Sot iku një,e neser shkon një tjetër.

Bulqiza po zhytet me shumë ne mjerim

Vdekjet kane mbetur si kujtim i vjetër.

E nënat kanë mbetur mbytur në hidhërim.

Çpo ndodh kështu, kush do thote një fjalë.

Për këto vdekje, kush mban përgjithësi

Burgu han pa porta, si turist hyjnë prap me dalë.

Ndërsa ne tokë kalben trupat e djemve të ri.

Dhe pastaj thonë, pse ikën rinia.

Ku të rrijë ketu, që në varr të prehet.

Këtu ku mungon cdo ditë pasiguria

Ketu ku nëna pa te birin mbetet.

Eshte bërë Galeria si kalaja e Rozafatit.

Te paktën kalaja një kerkoi të gjallë.

Qindra djem mbeten gërmadhave të fatit

Kjo jete ështe berë e frikshme

tamam si përrallë

/QendraPress/