Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Bukurie BUÇPAPAJ

NANËS
—————————-
Në mes vargjesh pikon loti,
aq sa rreshtat ndiejnë dhimbje,
Dikush nënën atje në qiell të zoti,
E disa larg, s’ia ndiejnë erën.
Dita e asaj që mban gjenezën e kësaj bote
Në pëllëmbë të dorës përkund ninulla ,
Zanafilla ,yllësia që ndriçon në motmote,
Plagët shëron ,më ëmbëlsinë e fjalëve të buta.
Nënë , përjetësia e përjetësive,
Epokat zbukuron prania yte
Një ditë nana të zemërohet
Shembet paqja e kësaj toke.
Mjerë ai që nënës nuk ia diti vlerën
Sa e kishte t’gjallë atë lule të bekuar,
Ta duash ta nderosh
ke nderuar vetveten,
Nga nëna erdhe , nga nëna frymuar.
Mos lëndoni , mos e fyeni atë bekim,
Mos e vrisni ekzistencën e njerëzimit,
Rëndë zoti mbi ju do të bëj shpagim,
Një ditë të bardhë kurrë nuk do ta shihni.
Nënë o parajsë, o frymarrje o përjetësi ,
Vargu për ty shëndrin si sot e deri në përjetësi.
/QendraPress/