Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Donika DABISHEVCI

BUNARI I ÇIKAVE

——————————–

Veç nji Zot e di çka mun’ kenë hekë

Tri flokëpraruemet para se me dekë.

N’makthin e pafundm t’zanunit n’çark

n’vorbull t’ngjeshun kriminelësh,

trup i tyne përplasej nga njeni te tjetri.

Mizori e papame!

Britmë e piskamë

ushtue kishin n’shtatë katune.

Me ju dhimtë gurit e drunit!

Masnej n’rrjedhën e natyrshme

t’nji lufte t’përbindshme, çikave

ju kishte lidhë gjuha, kishin jehue

krismat e ishin mbyllë perdet…

Akt i fundm i tyre mbaroi!

Sot e asaj dite Bunari i çikave

thirret ajo gropë me ujë

trupat cpirruem ashklash

ku ua kanë gjetë…

Atyre tri t’mallkuemeve fati!

/QendraPress.com/