Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Donika Meta GJURA

DIKUR TË VRANË PAFAJËSI!

————-

Nga atdheu u largova,

Edhe unë si shumë të tjerë,

Por me shpirt e me zemër,

Jam n’vëndlindje ku kam lerë.

Të shpërndarë si drithi i ujkut,

Morëm rrugët e mjerimit,

Kush për mali e kush për deti,

Ju drejtuam perëndimit.

Në mëngjes kur zbardh agimi,

Bëhem gati dalë për punë,

N’njërën dorë kam timonin,

Në tjetrën mbaj një copë bukë.

Kur ka shumë trafik në rrugë,

Bukë si qen ha shpejt e shpejt,

Nxitoj të mbaroj njërën punë,

Se dhe tjetra mua më pret.

Kur vjen mbrëmja bie me fjetë,

Përpëlitem e s’kam gjumë,

Pyes veten, por pa zë,

Pse o jetë m’dënon kaq shumë?!

Kjo është jeta e mërgimtarit,

Paguaj drita, ujë, qera,

Kur vjen fundi bëjmë hesapin,

Për t’kursyer s’ngel asgjë.

Dikur të vranë pafajësi,

Plagë të hapi Europa plakë,

Sot bijtë që rrite e i mban në gji,

Po t’pinë gjakun çdo ditë nga pak.

Padrejtësinë që bëjnë mbi ty,

Zoti një ditë do të merr hak!

Autore Donika Meta Gjura!

/www.qendrapress.com/