Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Drita Kosumi SYLA

BORA E PRILLIT
—————————————-
Prilli erdhi me diell e ngrohtësi
Me lule që çelin në kopshte e shtëpi
Me cicërima zogjsh plot gëzim e dashuri
Por papritur qielli u vrenjt
Në heshtje bora filloi të bie
Fëmijët menduan për dordolecin
U mblodhën shpejt si tufë zogjsh
Bora e prillit një çapkëne lozonjare
Vjen të na ngatërrojë stinët pa na pyetur fare
Shtrihet në degë por s’ka qëndresë
Se dielli e shkrin me rrezet e para
Një përrallë e shkurtër është çast kalimtar
Një kujtim i bardhë në ditët pranverore.
/QendraPress/