Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ermira BEZATI

Ah o Zot

—————————–

Edhe kësaj here s’durova dot,

Pranë dritares së saj u afrova,

E shtrirë mbi krevat,ah o Zot,

Si pikë ujë mbi xham avullova.

I mëndafshti çarçaf,ndër këmbë rrëshqitur,

Lëkura e lëmuar nuk e mbajti dot,

Ngujuar mbas xhamit aty duke pritur,

T’a shihja aq të bukur,ah o Zot.

Qerpiku i kishte rënë i lodhur mbi faqe,

Me sytë e saj kishte mbyllur dy botë,

Dhoma kishte marrë aromë manushaqe,

I dehur mbeta, i dehur mbeta o Zot.

Këmisha e natës trupin mezi mbulonte,

I rrëshqiste aq lehtë mbi lëkurë si pikë lot,

Zemra ime t’a prekte,as me sy s’guxonte,

E si mund t’a zgjoja,si t’a prekja o Zot.

/QendraPress.com/