Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ermira BEZATI

Mes rreshtave
————————————–
Dikur mes rreshtave të desha ty,
Erdhe nga asgjëja dhe m’u ule në fletë,
Kështu pa e kuptuar nisa të shkruaj për ty,
Dhe çuditërisht po ndihesha më e qetë.
Sa shumë nevojë paskam pasur për ty,
E ngarkuar si re e dendur shiu paskam qenë,
Kur në rreshtat e mia ti shoh të bukurit sy,
Më vjen ti,ah më vjen ti ndërmend.
/QendraPress/