Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Ermira INFANDI

PALËZAT E FIKUT
————————-
U thanë mendimet
si palzat e fikut dikur
në diell,
kur më mësuan të isha e bindur
dhe të hesht …
flasin të rriturit
… edhe të thata
mendimet më ëmbëlsojnë.
Heshtja bëhet shtëpia ime
aty lëshohem, qaj
mblidhem, rregulloj flokët
i buzëqesh vetes.
Mendimet i gëlltisë të gjitha
sikur të ishin palëza.
Bëhem e vogël
si fëmijët e mi
Rritemi përditë
bashkë me gabimet
/QendraPress/