Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Ra një yll në buzë
————————-
Ra një yll te buza e përroit,
Lehtas, pa goditur,
Bukur zbukuruar,
Me vetullat ngritur.
Ra, e zë nuk tha,
Ra, e shenjë nuk la,
Ra… dhe u ngrit në këmbë,
Si mali kur rrufeja e zë si gjemb.
Aty seç u verbua
Nga një zanë mali,
Ia lagu buzën me ujë përroi,
Ia preku zemrën që digjte si patkoi…
Dogji e përveloi,
E zë nuk çoi.
Erdhi pëllëvesha,
E bukur si vesa,
Me ngjyra ylberi,
Vezullonte si dritë dielli.
Ra një yll
Në bekime,
Me shije e gabime.
Shpesh kur bie, s’e di ç’kucka të sjell përroi,
Por po nuk u hodhe,
kthehesh në kuckë dhe jeta të harroi.
Ylli ra në buzë,
Dhe buza e shëroi.
/QendraPress/