Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Farida Zmijani RAMADANI

Labirint i kohëve
——————————
Enden vitet në një dehje për fuqi mbinjerëzore,
nga koka të rrjedhura që nuk njohin njerëzim.
si një pasazh muzikaliteti me nota të dhimbshme
E panjohura ndiqet nga pasiguria.
Përditshmëria është grisi dekadat e rrudhosura.
Ngjyrat e jetës janë vjedhur nga jashtëtokësorë
që jetojnë në tokë endur me çaste rrënqethëse,
që lëkunden si vibrime britmash.
Kohët moderne vranë më shumë shpirtra se armiqtë,
krijuan epoka që gëlltitën njerëz pa i seleksionuar,
Rrokullisën engjëj të frikës për të nesërmen.
Autorë që ushqehen me klithma të përditshme,
shtrirë përtokë në agoni ardhur nga të gjitha anët,
në pritje të shpresës që ka humbur horizontin.
Por ne rrëmojmë në labirinthet e saj,
me forcën e shufrave të Skenderbeut
për ta ftuar në sofrën tonë.
Buzëqeshja e shumëkërkuar të na kthehet,
se kohët nuk kthehen por vrapojnë.
/QendraPress/