Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Fatmira LIMANI

Sikur….vetëm buzëqeshje!
——————————————-
I ditur,apo I paditur qofsh.
I pasur, apo I varfër qofsh.
I ri, apo I moshuar qofsh.
I bardhe apo I zi qofsh.
Eh….sikur diell te ishit…!
Do te ndriçonit boten,qe po errësohet…
Rrezet, ne thellësi te shpirtit tuaj te depërtonin.
Ngrohtësia shpirtërore te mos mungonte.
Eh…sikur hëna te ishit…!
Mrekullia e kësaj bote.
Errësirën e natës do te e largonit.
Pa frike e ndrojtje,ne qetësi e paqe do pushonim.
Eh..sikur yje ne qiell te pastër, te ishit…!
Te gjithë njëlloj do te shkëlqenit e ndrisnit.
Te gjithë te gëzuar, te buzëqeshur….
Sy me sy, pa urrejtje, xhelozi e armiqësi.
Eh.. sikur perëndia te na dëgjonte.
Te kishte force, ta rrokulliste ketë bote.
Me te këqijat e mbrapeshtirat qe shohim.
Krijuar nga njeriu,frike e trishtim për njerëzimin.
Për te larguar egon e te qenit ne krye vetëm.
Te pa shpirt,e te pamëshirshëm ndaj njeriut.
Me forcën e unit,te merr shpirtin te merr jetën.
Duhet fuqi madhore, te mposht ligësinë e tyre.
/QendraPress/