Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Flora TEMAJ

Laramania
———————————
Është thënë dhe nuk e mohoj dot,
njeriu nuk u krijua me shkop,
në të ndodhet forca dhe dobësia,
mirësia dhe hipokrizia.
Se ka dhe laramanë,
që pa dhimbje shkelin dynjanë,
pa djersë të ballit e hanë bukën,
as nuk turpërohen as nuk skuqen.
Ka dhe nga ata që qeshin nën hije,
mbase dielli nuk u bie në krye.
Disa bredhin udhëve të botës kuturu,
jo të gjithë janë turistë që dalin nga dëshira,
ata quhen të “çmendur”,
mbase ikin nga laramania.
/QendraPress/