Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Flutura YMERI

Nëpër shekuj zbathur ecëm !
—————————————–
Kush po e djeg tokën e Arbrit,
A di dikush të ma thotë?!
Për këtë gjemë kaq të madhe,
edhe malet po derdhin lotë!
Ku i fsheh kaq tradhëtarë,
Ti, moj tokë e bekuar!
Zotit si kërkoj dot ndihmë,
plagët ende s’ të janë shëruar.
Nëpër shekuj zbathur ecëm ,
Mbi prushin e tradhtisë.
Ku ta shuaj këtë urrejtje ,
Ç’ amanet t’i lem rinisë!
Erat frynë e shfryn furishëm,
Deti zjen dhe çon tallaz.
Ne u bëmë te ligjtë e vetes,
Djalli buzën vë në gaz !
Mohuam gjakun e parëve
gjakun e tyre po shkelim me këmbë.
Flakëm kanune dhe ligje,
Bota po na çahet nën këmbë.
Maria lëshon në kishë klithmat e shpirtit,
Lotët në sy i kanë ngrirë!
Mes flakëve e shikon të digjet birin,
I lutet në gjunjë sërish e sërish…..
Jezus, lutju Zotit në emrin tonë,
në tokën e zhuritur farën e shpresës mbjell.
Mëkatet tona mbi ty i lëshojmë
Siç lëshojmë mbi ketë tokë padrejtësitë!
/QendraPress/