Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ganimete JAKUPI

JI VETVETJA…

———————————-

Ji vetvetja – siç je lindur,

Jo për botën që të ka shfrytëzuar.

Mos u thy – edhe kur lëndohesh,

Se nga hiri prapë ngrihesh e formohesh.

Ji vetvetja, mos u ndal,

As për botën, as për fjalë.

Mos u shtri për ndonjë lavd

Kur e ke dinjitetin primar.

Mos ndrysho për sy që s’të shohin,

As për zemra që shpejt të braktisin.

Ruaj zemrën, ruaj shpirtin,

Ato tregojnë “njerëzillikun”.

Bëhu si shkëmb në det me dallgë,

Jo si letër që era e fryen prej larg,

Kush të do, të do si je,

Jo si maskë për ndonjë fe (karakter).

Rri e fortë në çdo hap,

Edhe kur jeta të duket shkallë.

Ti ke vlera, ti ke zë,

Mos i humb për askënd, asnjëherë më.

Mos u zbukuro për të tjerët,

Kur bukuria brenda rritet.

Fjala jote le të jetë armë,

E vërteta le të bërtasë pa frikë, pa ndalë.

/QendraPress/