Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Unë, fëmija i nanës s’murosun
——————————–
Jam i fortë unë,
i mbijetum kohësh,
si themelet e kalave e urave —
mbi trupin e nanës sime ndërtue!
Jam “i nemun” unë,
n’gjiun e gurt, tamël me thithë —
mos me dekë, po me jetue!
/QendraPress/