Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Hyrë  H. FAZLIJA

Ëndërr pagjumësie…

——————————

Shkrirë loti në sy,

rrjedhur Ujëvarës së Drinit,

gurgullimë mendimesh…

Shterur pikën e fundit të akullt,

shuar etjen e ndezur, n’vapë,

pirë sa për dy…

Ndjek hijet e burimit,

gjetheve,

ku dielli pikaste ballin,

mes djersësh pikonte stuhi ofshame,

varur n’pagjumë…

N’gjarpërim rruge,

” Bukuroshja e Fjetur”,

thurte ëndrra n’drejtim qielli,

N’grusht mbante kujtime,

për dje,

për sot,

për nesër,

valēzuar me ujin,

n’hije hapash…

Në të errtën natë,

hëna,

e përmjegullt,

pagjumësinë përpiqej ta vër në gjumë.

Mbase…

Mbase i duhej një ëndërr!

/QendraPress/