Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Katiola KAROLI

Gënjeshtra!
——————————-
Gënjeshtra e pritjes, premtimit bosh.
Nesër… ndoshta pasnesër… ndoshta kurrë.
Rrahjet e zemrës ndjekin ritmin e kohës,
Një orë e vjetër lëngon në mur.
Dhe ditët vriten — një nga një…
Shikimi tretet në hapësira boshe.
Pritja e ëmbël kthehet në pelin,
Një trup pa jetë rrëzohet në qoshe.
Bota vazhdon rrotullimin e saj,
Ende shpreson, ende beson verbërisht.
Harrojmë sa njerëz i mbyt zhgënjimi,
Sa shpirtra e trupa treten në vetmi.
/QendraPress/