Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Kimete DURMISHI

KËNGA E TURPIT

(NË KUJTIM TË AZEM SHKRELIT)

————————————————-

Edhe pas gjithë atyre viteve të ikjes sate,

Na mbeti amanet poezia e turpit .

E trashëguam, e kthyem në këngë,

por, edhe ne, siç duket , po e lëmë

Kosovën të qajë në heshtje.

A nuk është për të qarë ,kur Kosova jote dhe e jona

rri e varur në një fije peri?

Shqetësimi na gërryen teksa shohim duart të zgjatura,

thonj ende të përgjakur,

që mezi presin ta rrëmbejnë përsëri Kosovën.

Rinia ikën sapo diplomohet,

udheheqësia po hesht.

Historisë së çlirimit po i japin

melodinë e turpit.

Gjaku i heronjve dhe i popullit të pafajshëm

ende ulërit nga toka duke thëne;

Ne lamë trashëgimtarë ,por ju , siç duket ,

na futët në dheun e harresës.

Kujtojeni këngën e fuqishme të Azem Shkrelit

që të mos qajmë nga turpi, kur të themi:

As unë s’bëra asgjë për ty ,Kosovë.

Me urtësi, të bashkohemi ,dhe të kontribuojmë,

e ta mbajmë gjallë amanetin tënd.

/QendraPress/