Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Kimete Osmani BEQIRI

Rutina ime
————————
Ndonëse plane bëjmë
Pa hezituar
Rutina jonë e bekuar
Përherë ka për të na surprizuar.
Çdo moment i jetës
Ka vlerën, rëndësinë
Me përzemërsi e ndjejmë
Në veçanti dashurinë.
Ku do që gjendemi
Ndihemi të bekuar kënd e kemi në afërsi
Mrekullia ndjehët
Në çdo detaj, në veçanti.
Rutina ime
E ngarkuar jo rrallë herë
Por momenti për t’u fotografuar
Nuk më ik asnjëherë.
/QendraPress/