Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Korça BIBJANA

Mall
Një grumbull ditësh
duke përqafuar vetminë!
Duke u kapur mbi shpirt..
Dora e distancës
shtrydh lotët e mallit
dhe lind një valë shkëmbinjsh
ku ulet nje pritje e gjatë
Ky mal shkëmbinjsh
është prezenca e hijes
dhe guri i fundit i erës
Brenda hijeve duke pushtuar lendinën e thellë të lotëve
retë më kanë perqafuar me pengun e mallit tim
/www.Qendra Press.com/